< Pas
“Swarovski Wondercolor”, eventi që i bashkoi të gjithë në zemër të Tiranës
03-08-2023



Ashtu siç i ka hije, SWAROVSKI u rikthye me evente ku shkëlqimi dhe kristalet janë gjithmonë kryefjala!

Në zemër të Tiranës, në Qendrën Metropol në rrugën Sami Frashëri, u mbajt eventi i radhës “Swarovski Wondercolor“.


Të pranishmit u prezantuan me koleksionin veror të bizhuve, i cili përqafon ngjyrat dhe modelet e shumëllojshme.

Muzikë e mirë nga DJ, katering i shkëlqyer dhe shampanjë për t’u freskuar, “Wondercolor” i la mbresa të gjithëve. Personazhe të njohur të ekranit dhe qytetarë të thjeshtë iu bashkuan eventit ku gjithashtu u shpërndanë dhurata të shumta nga SWAROVSKI.


Gjithçka më 30 qershor, ditën kur u mbajt eventi, ishte me 20% ulje, ndërsa 30% ulje kishte në produktet e përzgjedhura, ndaj më “fatlumët” që ishin të pranishëm, përfituan! Si mund të lije pa bërë të tuat kristalet që ta bëjnë me sy?


Të pranishmit përfituan nga rasti të njihen edhe me By Best Shop, platformën më të re online për të gjitha blerjet tuaja.


E thjeshtë! SWAROVSKI është dizenjuar për të inspiruar, frymëzuar çdo njeri në fusha të ndryshme të jetës!

Që të jeni të parët për t’u njohur me koleksionet e reja dhe për të mos i humbur eventet e radhës, ndiqni Swarovski në Instagram dhe Facebook.


Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë