< Pas
Një histori 125-vjeçare kristalesh: “Swarovski” vjen me një botë të re, identitet të ri dhe frymë të re!
25-04-2022



Krijuesi më i madh në botë i kristaleve, “Swarovski”, zbulon identitetin e ri të brand-it.

Drejtim i ri artistik, konceptim i ri i monobrand-eve, logo e re dhe koleksioni i ri, e bëjnë “Swarovski-n” më modern, më të shkëlqyeshëm, më të mrekullueshëm dhe kryefjalën e elegancës.

Tashmë magjia e kristaleve “Swarovski” vjen me një frymë të re dhe të guximshme, e cila arrin sfera të reja të imagjinatës dhe zbulon mundësi të pafundme.


Mjeshtri më i madh i bizhuterive të kristalit “Swarovski” ka marrë një kthesë të re dhe zbulon imazhin e ri të logos, i dizenjuar brenda një kornize kristali, duke theksuar një trashëgimi 125-vjeçare dhe vizionin e tij për të ardhmen.

Sot “Swarovski” synon të ndriçojë jetën e përditshme duke ofruar një mënyrë jetese të vërtetë kristali.


Adwoa Aboah

Swarovski zbulon koleksionin e parë nga Giovanna Engelbert. Ky koleksion përfshin 12 familje, ku secila prej tyre guxon në stilet, ngjyrat dhe teknikat e reja të punimit.


Drejtoresha krijuese e “Swarovski-t”, Giovanna Engelbert, ju fton të zbuloni këtë udhëtim magjik në “Wonderlab”, vendi ku shkenca dhe magjia takohen dhe teknologjia shndërron fantazinë në realitet.


Gjithë këtij ndryshimi nuk mund t’i mungonte edhe një koncept i ri i monobrand-eve “Swarovski”.

‘Instant Wonder’ u hap për herë të parë në Milano më 23 Shkurt 2021 dhe pritet të hapen edhe 27 të tjera në të gjithë botën.


Ky koncept i ri i monobrand-it është krijuar për të pasqyruar identitetin e tij të ri, të përmirësuar nga ngjyra dhe struktura të gjalla, skulptura metalike dhe materiale inovative.

“Instant Wonder” të Swarovski-t synojnë të sigurojnë një përvojë gjithëpërfshirëse, magjepsëse dhe frymëzuese në botën e bizhuterive.


Dëshironi të eksploroni kristalet dhe të prekni magjinë e tyre? Atëherë kaloni në “Swarovski”

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”, TEG dhe QTU.

Ju gjithashtu mund të bëni edhe porosi online në faqen e By Best Albania në Instagram dhe Facebook!

Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë