
Goku, Cell, Frieza, Majin Buu, Gohan, Vegeta, Master Roshi dhe Shenron janë të gjithë këtu, për bashkëpunimin më të ri të SWATCH me Dragon Ball Z.
Nëse jeni fansa të anime-ve, jeni në vendin e duhur! Është koha të zbuloni koleksionin fantastik të Swatch, që ju mundëson të shfrenoni imagjinatën dhe të ndiheni sërish fëmijë.
Shtatë modele orësh SWATCH x Dragon Ball Z, koleksion ‘Limited Edition‘ që do të duhet të nxitoni për ta bërë tuajin.
Edhe nëse nuk e keni ndjekur ndonjëherë “Dragon Ball Z”, me siguri keni dëgjuar që personazhet më të famshëm në botën e serialeve anime- Gokun dhe miqtë e tij- që luftojnë së bashku për të mbrojtur Tokën.
Swatch kërkon gjithmonë që orët të kenë plot kujtime e kuptim, ndaj kësaj here na mundëson një botë lozonjare dhe me ngjyra, si ajo e fëmijërisë.
Orët kanë dy versione të të njëjtit karakter në faqen e tyre të përparme dhe të pasme. Emri i secilit personazh është i shkruar në anglisht në rripin e hollë që bashkon dy pjesët kur ora është në kyç, dhe japonisht në pjesën e pasme. Gjithashtu rripi tjetër mban emrin e Dragon Ball. Një punim i kuruar deri në detaje!
GOKU
Goku është ‘shpirti’ i serive të “Dragon Ball Z”. Si një nga Saiyan-ët e fundit, ai është mbrojtësi kryesor i Tokës kundër kërcënimeve ndërgalaktike. Ora portokalli dhe e zezë BIG BOLD merr frymëzim nga veshjet e Gokut.
CELL (Qeliza)




Ai është princi i racës Saiyan që dikur ishte mizor dhe i keq, por pas luftimit me Gokun, u kthye në anën e tij. Ora identifikon paraqitjen e parë të Vegeta-s pikërisht në momentin kur kuptoi fuqinë e Gokut. E zeza e bardha pranë sfondit të kuq përfaqësojnë lentet Scouter që ai përdor.
