E vërtetë! Kush është i dashuruar, ka festë çdo ditë, mirëpo edhe dita e bukur e Shën Valentinit meriton vëmendjen që i takon!
Atmosfera romantike ndjehet në ajër, ndaj instiktivisht të lind dëshira të festosh me personin tënd të zemrës.
Trëndafilat, petalet, çokollatat e darkat romantike në çift janë tashmë “traditë” e festës së të dashuruarve, por e ke menduar ndonjëherë të bësh diçka ndryshe, jashtë “tradicionales”?
Po sikur darkën romantike ta gatuani së bashku në shtëpi, me enët elegante nga Villeroy&Boch që mund t’ia dhuroni zemrës tuaj?
Kushtojini njëri-tjetrit vëmendjen maksimale dhe bëjini dhuratat më speciale, që t’ju kujtojnë sa herë ushqehen. Sepse siç e dimë, dashuria nis nga stomaku!
Ndaj me çfarë më mirë sesa Villeroy&Boch mund të festohet dashuria?
Zgjidhni sete elegante për të kosumuar ushqim të shijshëm e për të trokitur gotat me verë apo shampanjë, duke ngritur dolli për ndjenjën tuaj.