< Pas
Bella Hadid, imazhi i ri i SWAROVSKI
06-06-2022



Modelja me famë botërore, Bella Hadid, me plot 51,7 milionë ndjekës në Instagram, ka firmosur me brand-in SWAROVSKI për të qenë imazhi i fushatës së fundit të bizhuve të kësaj marke.

Ylli i botës së modës bashkëpunoi për këtë fushatë me drejtoreshën kreative të Swarovski-t, Giovanna Engelbert dhe u fotografua nga Mert Alas dhe Marcus Piggott.

Fushata tregon Hadid në foto me ngjyra të ndryshme, e veshur me bizhuteri të shumëllojshme në secilën prej tyre.

Engelbert, drejtoreshë kreative, u shpreh se Bella Hadid përmbledh qëndrimin individualist dhe transformues të një brezi të ri global.

“Ajo është një personazh i shumëanshëm që i shmanget kutive të rregullave dhe konformitetit. Ajo shkon nga sportive në magjepsëse, ndërsa mbetet e njëjta vajzë – e njëjta Bella – me besim dhe autoritet. Në këtë kuptim, ajo i përcjell vlerat e Swarovski-t në perfeksion.”

Modelja bukuroshe ka folur për këtë bashkëpunim, që e bëri imazhin e ri të brand-it. Ajo vetë e quan Swarovski-n një markë të përjetshme dhe ikonike, sepse shkëlqimi i kristaleve të këtij brand-i i lë gjithkujt kujtime mbresëlënëse!

“Unë isha shumë e njohur me Swarovski-n tashmë. Është me të vërtetë një markë kaq e përjetshme dhe ikonike. I dua koleksionet e reja dhe atë që marka ka bërë, veçanërisht këto dy vitet e fundit nën vizionin kreativ të Giovanna-s, dhe vërtetë e shoh Swarovski-n si markën bashkëkohore të bizhuterive të së ardhmes.”- u shpreh a

Brand-in “Swarovski” e keni në Tiranë! Vendodnodhja: Qendra Metropol në Rrugën Sami Frashëri, TEG dhe QTU.

Gjithashtu mund t’i hidhni një sy dhe të porosisni online në by_best_albania në Instragram dhe Facebook .



Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë