Brand-i prestigjoz Villeroy&Boch ka një traditë të vjetër që daton që nga viti 1748. Që prej këtij viti e deri në ditët e sotme, Villeroy&Boch ka “krijuar” shtëpi.
Ndaj sot trokasim gotat për markën premium në botë për produktet qeramike!
Biznesi familjar, i cili u themelua në 1748 dhe ka selinë në Mettlach, Gjermani, përfaqëson inovacionin, traditën dhe stilin e jashtëzakonshëm dhe është aktive duke ofruar produkte në 125 vende të botës, përfshirë Shqipërinë.
Elegancë e përjetshme, dizajn inovativ dhe cilësi e jashtëzakonshme: këto janë cilësitë “kryefjalë” të cilave brand-i Villeroy&Boch i ka qëndruar besnik që nga viti 1748. Dizajnerët dhe menaxherët e produkteve zhvillojnë koleksione dhe koncepte bazuar në këtë traditë që formësojnë mjediset ku jetojmë çdo ditë, pa harruar të lënë një përshtypje fisnike për produktet me cilësi afatgjatë.
Një frymë pioniere ka qenë gjithmonë një nga pikat e forta të Villeroy&Boch. Risitë e së kaluarës e kanë bërë kompaninë atë që është sot. Dhe risitë e së sotmes dhe së nesërmes do të sigurojnë që Villeroy & Boch të vazhdojë të vendosë standarde të reja.
FRANK GÖRING (CEO)