< Pas
Mikpritje elitare në biznesin tuaj me HoReCa nga Villeroy&Boch
01-06-2023



Ju kemi folur gjatë për Villeroy&Boch, markën fantastike, cilësore dhe super elegante për prodhimin e enëve të kuzhinës dhe jo vetëm! Ky brand prestigjioz mendon edhe për fushën e hotelerisë, restoranteve e kateringut!

Produktet HoReCa nga Villeroy&Boch janë prezentë në hotele dhe restorante kudo në botë, duke mishëruar standardet më të larta të cilësisë, të bazuara në dizajn dhe në eksperiencë profesionale. Sigurisht, këto produkte kaq fine s’mund të mungojnë as në Shqipëri, për t’i dhënë prezencë biznesit tuaj.

Villeroy&Boch ofron një koncept të përgjithshëm gjithëpërfshirës të produkteve HoReCa dhe shërbime profesionale “Custom Made Solution”. Mund të dekoroni porcelanin me markën ose stemën tuaj, duke përfshirë slogane karakteristike ose një dizajn sipas zgjedhjes suaj.

Filozofia e divizionit HoReCa (Hotel, Restaurant, Catering) nga Villeroy&Boch është: Pasioni, inovacioni, profesionalizmi, dizajni, cilësia e përgjegjësia.

Prodhimi i produkteve HoReCa nga Villeroy&Boch dallon për :

– kujdesin më të lartë të përzgjedhjes së lëndëve të para,

– prodhimin e produkteve pa plumb,

– Produkti kalon në disa faza pjekje

– teknika te vecanta prodhimi

– bojëra dekorative (që janë testuar për substanca të dëmshme)


Rezultati është cilësia më e mirë e porcelanit, e prodhuar në Gjermani!

Produktet HoReCa nga Villeroy&Boch plotësojnë në mënyrë ideale nevojat e gastronomisë dhe industrisë së hotelerisë në më shumë se 120 vende duke ofruar:

• Gamë të gjerë të produkteve me forma të ndryshme

• Lehtësi në pastrim

• Të sigurta në lavastovilje dhe mikrovalë

• Garanci 10-vjeçare “Edge-chip warranty”

Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë