< Pas
Sytë zemra! Të gjithë yjet që vezulluan me SWAROVSKI në eventin madhështor “Met Gala”
02-08-2023



Met Gala, ose Met Ball/Met Gala Ball, është një organizim vjetor që lidhet me hapjen e ekspozitës pranverore në Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në New York. Met Gala shërben edhe si mbledhje fondesh për muzeun duke bashkuar emra të rëndësishëm të modës dhe Hollywood-it. Met Gala organizohet nën mbikëqyrjen e kryeredaktores së Vogue, Anna Wintour.

Tradicionalisht, Met Gala zhvillohet të hënën e parë të muajit maj.

Një natë magjike e vezulluese e Met Gala u mbajt në New York, këtë vit për të nderuar ikonën e modës që është ndarë nga jeta, Karl Lagerfeld.


“Karl Lagerfeld, A Line of Beauty” ishte tematika që na ofroi më të bukurën me parakalimin e yjeve që shkëlqyen nga koka tek këmbët! Sidomos ata që zgjodhën SWAROVSKI!

Ashtu si Swarovski, stilisti ikonë kishte një pasion për punimet me dorë, shprehjen e vetvetes dhe kreativitetin. Më poshtë, ju tregojmë disa nga yjet që vezulluan në kristale Swarovski, në “Met Gala”.


Lil Nas X

Lil Nas X shkëlqeu nga koka tek këmbët! Në trupin e tij qëndronin 218,784 kristale Swarovski.Kjo kryevepër u krijua nga grimieri legjendar Dame Pat McGrath dhe u frymëzua nga macja e Karl Lagerfeld, Choupette. Vëmendja e përpiktë ndaj detajeve në kristalet e aplikuara me kujdes është një nderim për mjeshtërinë e modës së Karl Lagerfeld.

Cardi B


Reperja amerikane Cardi B dukej spektakolare e veshur me Miss Sohee X Swarovski.
Veshja e saj ishte zbukuruar me mbi 27,000 kristale dhe perla Swarovski të qëndisura me dorë. Nuancat e kristaleve të bardha, nude dhe rozë, e sollën atë në qendër të vëmendjes.

Keke Palmer


Aktorja amerikane Keke Palmer mahniti me një fustan elegant tweed pastel Sergio Hudson, i veshur me dorë me mbi 12,000 kristale dhe perla Swarovski. Vathët ikonë ngjyrë rozë, Lucent dhe një byzylyk tenisi me ngjyrë jeshile, përsosën pamjen e saj në Met Gala 2023.

Paris Hilton

Paris Hilton ishte mishërimi i elegancës në një fustan të bukur të Marc Jacobs në Met Gala. Dorezat e operës, busti dhe choker-i janë zbukuruar me mijëra kristale Swarovski.

Rachel Brosnahan

Aktorja amerikane Rachel Brosnahan veshi një fustan të guximshëm të Sergio Hudson në Met Gala. Busti i tejdukshëm, pjesa e ‘reçipetave‘ dhe mëngët e gjata ishin të qëndisura me kujdes me mbi 4000 kristale të zeza Swarovski, duke kujtuar se si Lagerfeld pëlqente të përfshinte kristalet Swarovski në punët e tij.

Jennifer Lopez


Jennifer Lopez gjithnjë magjepsëse solli elegancë në pamjen e saj Met Gala 2023 After Party, me vathët Swarovski “Millenia Drop“. Një kombinim elegant e klasik me këmishën e bardhë dhe xhaketën smoking.

Paloma Elsesser

Paloma Elsesser dukej sensuale me një fustan të Luar Couture, duke festuar vitet ’90 Chanel Couture në nderim të Karl Lagerfeld.

Dizajneri Raul Lopez zbukuroi me 50,000 kristale Swarovski siluetën e fustanit. Bukuria e vathëve Swarovski Hyperbola dhe unaza Millenia i shtuan më tepër hijeshi pamjes!

Që të jeni të parët për t’u njohur me koleksionet e reja dhe për të mos i humbur eventet e veçanta, ndiqni Swarovski në Instagram dhe Facebook. Mund të zgjidhni aksesorët e preferuar dhe të bëni blerje nga rehatia e shtëpisë tuaj, në ByBest Shop.


Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë