E dini që me ardhjen e vitit të ri, duhet të bëni diçka për të ndryshuar dhe ‘rinovuar’ energjinë që ju rrethon?
Viti i lodhshëm që lamë pas e mbushi “sferën” tuaj të energjisë me emocione nga më të ndryshmet, përfshirë edhe ato negativet. Si ta ndryshojmë këtë? …Duke shtuar gjërat që na bëjnë të lumtur!
Imagjinoni që sferës tuaj të çmuar, t’i shtoni pak energji pozitive nga kristalet Swarovski! E dimë që do të dashuroheni me koleksionin e ri “Pranverë/Verë 2023“, që neve na la pa fjalë!
I frymëzuar nga një botë e imagjinatës së kristalizuar, Swarovski na prezanton një gamë të re produktesh të mrekullueshme. Krahas evolucioneve të modeleve të mëparshme, ka koleksione të reja magjepsëse për t’u eksploruar.
Për këtë sezon, drejtoresha krijuese e Swarovski-t, Giovanna Engelbert, hyri në “Kopshtin Matematik”, ku zbulohen mrekulli të patreguara. Ky është një vend ku magjia dhe shkenca takohen, ku gjeometria shkrihet me florën dhe faunën e gjallë dhe ku ëndrrat e kristaleve jepen bukur. Edhe në detajet më të vogla, harmonia i këndon natyrës në unitet me shkencën, artin dhe ekzistencën e një hapësire përtej kohës, ku çdo gjë është e mundur!
Idetë ekspresive të ngjyrës, formës e dizajnit të firmës Swarovski mbeten gjithmonë kryefjala e çdo punimi!
Që të jeni të parët për t’u njohur me koleksionet e reja dhe për të mos i humbur eventet e veçanta, ndiqni Swarovski në Instagram dhe Facebook.