Për më shumë se 275 vjet, Villeroy&Boch ka qenë sinonim i dizajnit fin, mjeshtërisë së pashembullt dhe elegancës së përjetshme. Nga fillimet modeste si një dyqan i vogël qeramike në zemër të Europës, brand-i u rrit në një markë globale që pëlqehet nga konsumatorët në mbarë botën. Sot, Villeroy&Boch vazhdon të sjellë inovacion dhe kreativitet, duke i qëndruar besnik trashëgimisë së cilësisë dhe përsosmërisë.
Rrënjët e biznesit familjar datojnë që në vitin 1748, kur Francois Boch dhe tre djemtë e tij hapën një punishte qeramike në Audun-le-Tiche në Lorraine. Këto rrënjë, të kombinuara me tendencat më të fundit kanë sjellë produkte fantastike të koleksionit të ri 275 Anniversary për të festuar ditëlindjen e 275-të.
Modeli Paradiso debutoi për herë të parë në 1964 dhe përdori teknikën tradicionale të gdhendjes, që u aplikua në qeramikë nga Nicolas Villeroy që në vitin 1791.
Për vitin 2023, brand-i kombinoi të njëjtin frymëzim të hershëm me elemente grafike moderne, për të ofruar një koleksion me një pamje retro por moderne.
Modeli Paradiso është një model i mrekullueshëm që përfshin paketën tradicionale të shtrimit të tryezës, blu dhe të bardhë, të zbukuruar me ngjyrën trend, portokallinë.
LA BOULE PARADISO
La Boule është një ikonë e përjetshme që përfaqëson dizajnin, inovacionin dhe cilësinë. Është një set prej shtatë pjesësh për të shtruar një tryezë për dy persona. La Boule Paradiso jep një pamje tradicionale me një stil retro të modës.