Je bërë personi më i rëndësishëm për nënën tënde që në momentin e parë që ke ardhur në jetë dhe të gjithë jetën e saj ta ka dedikuar ty. Po ashtu, ke kaluar një pjesë të mirë të ditës tënde me mësuesen, që të ka udhëzuar drejt rrugës së dijes, si një nënë e dytë.
Ndaj, e dimë fare mirë që këtë 7 dhe 8 Mars ke dëshirë t’i shprehësh mirënjohjen tënde të pafundme, për të cilën do të të ndihmojë SWATCH!
Një orë për nënën, një orë për mësuesen, shoqëruar me një pusullë ku i tregon sa falënderues je për kohën që ta kanë përkushtuar ty! Voila! Dhurata më e veçantë dhe domethënëse për 7 dhe 8 Marsin!
SWATCH ka sjellë koleksionin e ri, enkas për këto ditë festive. Modele të shumëllojshme e ngjyra të kombinueshme me çdo stil! E sigurt që nënës apo mësueses do t’i pëlqejë tepër dhurata juaj!
Brand-i zvicerian Swatch është zgjedhja e përsosur për të treguar stilin, personalitetin dhe shijen tuaj të shkëlqyer.
Për të mos humbur asnjë risi, ndiqeni SWATCH në Facebook, Instagram apo shikoni koleksionet e reja e bëni blerje online në ByBest Shop.
Po ashtu, monobrand-in SWATCH e gjeni në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri” dhe në TEG.