Një përvojë gjithëpërfshirëse, një ekspozitë retrospektive, një festë e së ardhmes.
Masters of Light - Nga Vjena në Milano është eksplorimi i parë shumëplanësh i historisë së pasur dhe shpirtit inovativ të Swarovski, një prej markave më të vjetra të trashëgimisë në botë.
Me të mbërritur në Milano, zemra e modës italiane, ekspozita prezantohet nëpër sallonet e brendshme të Palazzo Citterio, zgjerimi i mrekullueshëm i Pinacoteca di Brera - vendndodhja e përsosur për të zbuluar evolucionin e artit dhe savoir-faire të Swarovski.
Personazhe të famshëm u bënë pjesë e kësaj galerie, duke shijuar nga afër shkëlqimin e kristaleve Swarovski. Ndër to përmendim Jessica Alba, Gwyneth Paltrow, Laura Harrier, Ananya Panday, Bea Granno, Madelaine Petsch etj.
Më poshtë po ju tregojmë disa prej tyre gjatë eventit:
Swarovski vazhdon të jetë një emër i besueshëm në botën e aksesorëve luksozë, dhe një varëse nga kjo markë është gjithmonë një zgjedhje e sigurt për cilësi dhe elegancë.
Për t’jua lehtësuar blerjet, ju vjen në ndihmë platforma online ByBest Shop, tek e cila mund të bëni shopping nga rehatia e shtëpisë, madje mund të paguani edhe me kartë!
Që të jeni të parët për t’u njohur me koleksionet e reja dhe për të mos i humbur ofertat e fundit, ndiqni Swarovski në Instagram dhe Facebook.