Sipas një klasifikimi të bërë nga revista ndërkombëtare “Architectural Digest“ shatërvani Swarovski në Innsbruck, Austri është renditur si një nga 12 mrekullitë arkitekturore që shërbejnë si pjesë e artit publik.
Ky atraksion fantastik u krijua nga artisti austriak André Heller për të festuar 100 vjetorin e Swarovski-t dhe është dizenjuar për të shërbyer si porta hyrëse për në botën e kristaltë.
Kjo strukturë të krijon idenë e një bime, e cila njihet me emrin Gjigandi.
Brenda kësaj strukture gjigande gjënden ‘17 Dhomat e Mrekullisë’ të pasura me sende të çmuara të cilat jane të dizenjuara nga artistë me famë botërore.
Cdo vizitori I jepet mundësia të eksplorojë një botë magjike të frymëzuar nga kristalet rrezëllitëse.
Edhe pse sot jemi në epokën moderne dhe të teknologjisë, shatërvani I Swarovski-t në Innsbruck është një nga destinacionet turistike më të preferuara për tu vizituar në Austri.