Ceo i SWAROVSKI, Alexis Nasard dhe drejtoresha kreative, Giovanna Engelbert, organizuan një darkë magjike dhe të paharrueshme në Manhattan të New York-ut, pikërisht në “The Mark Hotel“.
Mbrëmja vezulloi e tëra nga shkëlqimi i kristaleve Swarovski dhe nga personazhet VIP që i mbajtën plot hijeshi. Të ftuar specialë ishin Irina Shayk, Emily Ratajkowski, Christine Quinn, Indya Moore e shumë të tjerë.
“The Mark Hotel” u pikturua nga kristalet, ndërsa veshjet e mahnitshme të të ftuarve, që kombinoheshin aq mirë me çdo bizhu Swarovski, morën vëmendjen e të gjithëve.
Shtëpi xhenxhefili me çati dëbore, pemë Krishtlindjesh dhe shtëpi zogjsh, të gjitha të punuara deri në detaje me kristale Swarovski. Ambienti të jepte përshtypjen sikur po e përjetoje stinën e dimrit në Botën e Çudirave!
Pas dollive që u ngritën njëra pas tjetrës me gotat e shampanjës, të ftuarit u kujdesën të mos i shpëtonte asnjë detaj magjik, duke e dokumentuar me foto dhe duke e publikuar këtë event të veçantë në rrjete sociale.
Po ashtu, fotografi German Larkin shkrepi çdo moment magjik të mbrëmjes në “The Mark Hotel”, që shkëlqeu më shumë se kurrë nga vezullimi i Swarovski-t!
Më poshtë, shijoni të gjitha fotot nga super eventi:
SWAROVSKI është dizajnuar për të inspiruar, frymëzuar çdo njeri në fusha të ndryshme të jetës!