< Pas
Kalamaja po vjen vera! BLUKIDS sapo solli koleksionin më fantastik!
25-04-2022



Dita po zgjatet, temperaturat po rriten dhe fëmijët do të kërkojë të dalin më shumë.

Lumturia e tyre është në gjërat e vogla, por çfarë tjetër mund t’i bënte më të lumtur se veshjet super të rehatshme të BLUKIDS, për çdo stinë?

Brand-i prezanton koleksionin e ri Spring-Summer 2022 dhe na besoni, është fantastik!

Shumëllojshmëri ngjyrash e modelesh, për djem e vajza. Që të ndihen mirë dhe të duken bukur, si në shtëpi, ashtu edhe në shkollë, park apo aktivitete të ndryshme.


Materiali pambuk 100% Bio i certifikuar nga Oeko Tex i veshjeve të “BLUKIDS”, do ta lehtësojë akoma dhe më shumë zgjedhjen e prindërve.

Dizajni italian i menduar deri në detaje, i përshtatur me stilet dhe tendencat e fundit, do t’i bëjë fëmijët tuaj të ndjehen më të veçantët.

Nxitoni të bëni zgjedhjen e duhur! Që të jeni të qetë për të vegjëlit, sepse prindërit janë të lumtur vetëm nëse fëmijët janë të sigurt me BLUKIDS.



Artikujt e “BLUKIDS” mund t’i shihni virtualisht në faqen online të kompanisë “By Best Duty Free sh.p.k” (bybest.com.al), e cila prej vitit 1996 ofron produkte të brand-eve ndërkombëtare me cilësi superiore në Shqipëri.

Porosisni online veshjet e preferuara në Facebook dhe Instagram dhe “BLUKIDS” do të vijë aty ku je ti me dërgesa në të gjithë Shqipërinë.

Brand-in mund ta vizitoni edhe fizikisht në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.


Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë