< Pas
Kur kristalet flasin vetë: Swarovski prezanton Wondercolor në një mbrëmje plot stil në TEG
27-04-2026


Në një atmosferë të kuruar me finesë, Swarovski solli në TEG një transformim të përvojës. Koncepti i ri “Wondercolor” u prezantua si një mënyrë e re për ta jetuar brandin, më afër stilit, dritës dhe ndjesisë që krijon çdo detaj.

Swarovski këtë herë erdhi me një identitet të rifreskuar, më të gjallë dhe më tërheqës. Një hapësirë që ftonte për t’u ndalur, për të parë nga afër dhe për ta përjetuar kristalin në një dimension më personal.

Mbrëmja mblodhi klientë besnikë, të ftuar të veçantë dhe qytetarë që u afruan spontanisht, të tërhequr nga shkëlqimi dhe atmosfera. Nuk munguan momentet e ngrohta, bisedat, fotot dhe ai entuziazëm i natyrshëm që krijohet kur diçka e bukur të kap syrin.

Vajzat shkëlqyen me bizhutë Swarovski, duke e kthyer çdo lëvizje në reflektim drite. Çdo aksesor dukej sikur ishte pjesë e historisë së mbrëmjes, duke i dhënë edhe më shumë jetë konceptit të ri.

Mes gotave të shampanjës dhe një catering-u të përzgjedhur, atmosfera u bë edhe më e plotë. Një mbrëmje që nuk ishte thjesht për të parë, por për të përjetuar.

Dhe për shumë prej të pranishmëve, kjo përvojë nuk mbeti vetëm vizuale. Disa zgjodhën të marrin me vete një pjesë të këtij shkëlqimi, duke përzgjedhur kristalet që i tërhoqën më shumë. Një moment i kthyer në kujtim, në stil personal.

Swarovski nuk është vetëm për t’u admiruar. Është për t’u jetuar. 💎

 

Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë