Me ardhjen e ditëve të ngrohta, shtohen edhe më tepër ngjyrat në garderobën e veshjet tona, për t’iu përshtatur haresë së stinës.
Mirëpo, kombinimet s’janë asnjëherë të plota pa bizhutë SWAROVSKI, që sjellin stil dhe ngjyra në pamjen tuaj.
Na lejoni t’ju tregojmë koleksionin e ri fantasik, me dizajne lulesh e ngjyra të buzëqeshura.
Illydia na transporton në një botë magjie dhe mrekullie, me dizajne të frymëzuara nga flora dhe fauna ekzotike. Këto krijime piktoreske të kujtojnë mrekullitë e vendeve të largëta.
Pop Swan i jep kaq shumë hijeshi dhe rini mjellmës ikonë Swarovski, duke luajtur gjithashtu me ngjyrat.
Florere shpalos para syve tanë kombinime të shkëlqyera dhe ngjyra të gjalla.
Ky koleksion i ri eksploron një shumëllojshmëri të gjerë motivesh lulesh, ku secili feston mjeshtërinë e Swarovski-t.
Rota përmban dizajne mekanike të mbushura me ingranazhe dhe rrota për një botë progresive të modës. Super cool, apo jo?