< Pas
Gati për festat? Një surprizë e bukur për ju vjen nga SWATCH dhe banda “Peanuts”
25-04-2022



Çfarë ta ngroh më shumë zemrën në këto ditë të ftohta dimri? Surprizat e personave të dashur, që kanë menduar të të bëjnë të lumtur duke të të dhuruar diçka. Epo, në rrethin e atyre që mendojnë për ty bëjnë pjesë edhe SWATCH dhe banda “Peanuts”!

Po po, siç e lexove!

Magjisë së këtij fundviti po i bashkohet edhe një surprizë e bukur nga SWATCH dhe “Peanuts”, që kanë bashkuar sërish forcat për të sjellë aksesorin më cool të festave!

E kemi fjalën për orën e limituar CHOMP!




A nuk duket yll? Në rripat e orës shfaqen Charlie Brown, Snoopy, Lucy dhe pjesa tjetër e bandës “Peanuts” që ndërtojnë një plak prej dëbore.

Po sfondin e orës e vutë re? Snoopy i lumtur mbi shtëpinë e tij të zbukuruar nga dritat e festave.

Prisni se ka akoma! Vendi ku do të vendosni orën kur të mos jeni duke e mbajtur në dorë është fantastik!

Voila! Një “tas” si ai i Snoopy-t!


Swatch në bashkëpunim me bandën “Peanuts” dëshirojnë vërtetë t’ju dhurojë një buzëqeshje të madhe këtë fundvit, ndaj CHOMP është zgjedhja e duhur për t’ia dhuruar vetes ose dikujt tjetër.

E gjeni në monobrandin në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri dhe në TEG.

Gjithashtu të gjitha koleksionet e Swatch mund t’i ndiqni online në faqen e Facebook “Swatch Albania” dhe në Instagram, “By Best Watches”.

Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë