Ditët e ngrohta erdhën, ndaj fëmijët kërkojnë gjithnjë e më shumë të qëndrojnë jashtë ambienteve të shtëpisë, të dalin në natyrë e në aktivitete të ndryshme që përfshijnë miq.
Me siguri garderoba e fëmijëve tuaj për këto ditë të ngrohta ka nevojë për rroba të reja. Ju duhet të zgjidhni materiale të mira dhe modele të bukura gjithashtu, për t’i bërë të vegjëlit të ndihen sa më komodë dhe bukur. Ndaj ne ju sugjerojmë BLUKIDS!
Koleksioni “Summer 2022” erdhi dhe na besoni kur ju themi se s’do të gjeni më mirë!
Koleksioni i ri vjen me shumëllojshmëri ngjyrash, modelesh e dizajnesh, për djem e vajza. Printe fantastike për ditët e verës dhe ngjyrat më të ngrohta të sezonit! Që fëmijët të ndihen mirë dhe të duken bukur, si në shtëpi, ashtu edhe në shkollë, park apo aktivitete të ndryshme.followers view
Kombinojini fustanet e bukura për vajza me xhaketat e lehta për t’i hedhur supeve. Por, duhet të dini që në BLUKIDS nuk mungojnë asnjëherë rrobat sportive, një alternativë perfekte për djemtë dhe vajzat gjithashtu.
Djemtë tuaj do të ndihen të përkëdhelur nga bluzat e pambukut, pantallonat plot stil e xhaketat për një look më të kompletuar.
Të mos flasim pastaj për rrobat e banjës! Në plazh ose pishinë, fëmijët tuaj do të duken super cool me rrobat e koleksionit të ri, që përfshijnë printe e ngjyra plot gjallëri.
Veshjet përbëhen nga materiali pambuk 100% Bio i certifikuar nga Oeko Tex.
Po ashtu, IANA ofron një koleksion të veçantë veshjesh konceptuar dhe dizenjuar ne Itali, të përbërë me materiale të çmuara dhe natyrore, dhe vëmendje të veçantë për cilësinë dhe detajet.
E morët vesh për ofertën? Deri më 10 maj, blini 5 produkte dhe përfitoni 50% ulje në dy produktet më të lira të shportës. Nxitoni, sepse nuk duhen humbur!
Artikujt e “BLUKIDS” mund t’i shihni virtualisht në faqen online të kompanisë “By Best Duty Free sh.p.k” (bybest.com.al), e cila prej vitit 1996 ofron produkte të brand-eve ndërkombëtare me cilësi superiore në Shqipëri.
Porosisni online veshjet e preferuara në Facebook dhe Instagram dhe “BLUKIDS” do të vijë aty ku je ti me dërgesa në të gjithë Shqipërinë.
Brand-in mund ta vizitoni edhe fizikisht në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.