< Pas
Pranvera mbërriti më herët në BLUKIDS! Mos humbisni ofertat dhe koleksionin e ri për fëmijët
03-03-2022



Po i prisnit ditët me ngjyra? Epo, ja ku po ju themi se pranvera ka mbërritur më herët në kryeqytet, pikërisht në brand-in BLUKIDS!

Koleksioni i ri për fëmijë, spring-summer është gati dhe do t’ju frymëzojë këto ditë me një seri modelesh dhe ngjyrash.

Zgjidhni veshje plot stil dhe elegancë për vajzat e djemtë tuaj, nga tendencat e fundit të modës në “BLUKIDS”.

Materiali pambuk 100% Bio i certifikuar nga Oeko Tex i veshjeve të “BLUKIDS”, do ta lehtësojë akoma dhe më shumë zgjedhjen e prindërve që kërkojnë me çdo kusht të kënaqin të vegjëlit e tyre.

Dizajni italian i menduar deri në detaje, i përshtatur me stilet dhe tendencat e fundit, do t’i bëjë fëmijët tuaj të ndjehen më të veçantët.

BLUKIDS ofron 20% ulje për koleksionin e ri, kështu që bëni mirë të nxitoni! Vishini fëmijët bukur për ditët me diell që po vijnë!


Artikujt e “BLUKIDS” mund t’i shihni virtualisht në faqen online të kompanisë “By Best Duty Free sh.p.k” (bybest.com.al), e cila prej vitit 1996 ofron produkte të brand-eve ndërkombëtare me cilësi superiore në Shqipëri.

Porosisni online veshjet e preferuara në Facebook dhe Instagram dhe “BLUKIDS” do të vijë aty ku je ti me dërgesa në të gjithë Shqipërinë.

Brand-in mund ta vizitoni edhe fizikisht në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.

Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë