< Pas
Pranvera s’vjen me një lule, por padyshim vjen me koleksionin fantastik të Villeroy&Boch!
29-03-2023


Koha po ngroh, dita është zgjatur dhe dëshira jonë për të shijuar pranverën sa vjen e shtohet. Me siguri keni dëshirë që freskinë e ngjyrat e kësaj stine t’i ndjeni edhe në shtëpinë tuaj.

Epo, ne ju tregojmë “sekretin” që sjell pranverë të përhershme në shtëpi: Koleksioni fantastik i enëve nga Villeroy&Boch!

Elegancë, stil, hijeshi, ngjyra e lule, ç’të kërkosh më tepër se kaq në kuzhinë?

Ne ju tregojmë modelet, ju vendosini gishtin të preferuarës (ose të preferuarave) dhe bëjini tuajat menjëherë!

Seti Mariefleur Basic s’duhet të mungojë në asnjë tryezë që kërkon hare dhe gjallëri!


Mariefleur Basic

Artesano Provencal Lavender për amvisat e përkushtuara që dëshirojnë që çdo gjë të duket perfekte!

Artesano Provencal Lavender

Seti Colourful Spring është perfekt për mbledhjet me miqtë apo të afërmit, për të shijuar një gosti të shijshme.


Colourful Spring

Mund të zgjidhni Rose Garden, që eleganca e finesa të mos mungojnë në asnjë moment!

Rose Garden

E mbyllim me qershinë mbi tortë, setin Amazonia, tepër të veçantë me ngjyra e motive pranvere!


Amazonia

Elegancë e përjetshme, dizajn inovativ dhe cilësi e jashtëzakonshme: këto janë cilësitë “kryefjalë” të cilave brand-i Villeroy&Boch i ka qëndruar besnik që nga viti 1748.

Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë