< Pas
Stili që nuk djersit – Aksesorë të lehtë për ditët e nxehta
05-08-2025


Kur termometri i Tiranës kap të 38-at dhe hije nuk ka askund, garderoba nuk është më vetëm çështje mode, është çështje mbijetese. Por kush tha që duhet të sakrifikosh stilin për të ndjerë freski? Në ByBest Shop gjen zgjidhje të zgjuara për aksesorë që nuk të rëndojnë, nuk të ngatërrojnë, dhe mbi të gjitha… nuk të djersitin.

 

Syzet Swatch – Mbrojtje dhe personalitet

 

Një verë pa syze është si një det pa kripë. Syzet Swatch nuk janë vetëm një mbrojtje ndaj rrezeve UV, por edhe një deklaratë stili. Me forma lozonjare, ngjyra të guximshme dhe dizajne urbane, ato janë zgjedhja perfekte për ata që duan të duken cool edhe kur asfalti shkrihet nën këmbë.

Për ata që i ikin klasikës, gjen modele me linja të theksuara, lente reflektuese dhe ngjyra që nuk kalojnë pa u vënë re.

 

Orët Swatch – Koha është me ty, jo kundër teje

 

Të mbash orë në verë mund të duket sfiduese, sidomos kur rripat prej çeliku ngrohen dhe lëkura ngjitet. Por Swatch ka menduar për këtë. Me rripa prej silikoni ultra të lehtë dhe modele që peshojnë më pak se një palë syze, orët Swatch janë perfekte për ditët me diell, plazh dhe lëvizje.

Zgjidh një model sportiv për ecje të shpejta në qytet ose një dizajn minimalist që i shkon këmishës së hollë të pasdites. Ka orë për çdo personalitet  dhe për çdo temperaturë.

 

Bizhuteritë e lehta të Swarovski – Shkëlqim pa peshë

 

Ndërkohë që qaforet e rënda dhe varëset metalike bëhen të papërballueshme në të nxehtë, Swarovski ofron bizhuteri që shkëlqejnë lehtë, pa të rënduar. Kristalet e imta, format e pastra dhe dizajnet elegante i bëjnë të përshtatshme për ditën, por edhe për mbrëmjet nën dritat e një verande.

Zgjidh një byzylyk të hollë ose një varëse me një kristal të vetëm për të shtuar dritë pa ndjesi ngarkese.

Në ByBest Shop i gjen të gjitha këto online, pa dalë në vapë, pa u djersitur nëpër qendra tregtare dhe pa pritur në radhë. Porosisni nga telefoni ose kompjuteri, paguani me kartë krediti apo debiti, ose në dorëzim kur korrieri t’ju sjellë pakon në derë.

Këtë verë, mos bëj kompromis mes rehatisë dhe stilit. Zgjidh aksesorë që punojnë për ty, jo kundër teje.

Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë