SWAROVSKI HOLIDAYS 2026
Kur eleganca bëhet spektakël dhe çdo kristal tregon një histori
Këtë sezon festash, Swarovski na fton në një botë ku magjia, eleganca dhe shkëlqimi bashkohen në një spektakël të jashtëzakonshëm.
Me Ariana Grande, ambasadoren globale të markës, në qendër të vëmendjes, fushata festive “JOY: The Swarovski Musical” sjell një interpretim magjepsës të luksit modern, ku moda takohet me artin dhe çdo bizhuteri shndërrohet në një protagonist më vete.
Nën drejtimin kreativ të Giovanna Engelbert, koleksioni Holidays 2026 është një festë e mjeshtërisë së kristaleve, siluetave ikonike dhe detajeve që tërheqin vëmendjen.
Nga eleganca romantike e Una Angelic, me kristale vezulluese të rrethuara nga detaje delikate, te linjat moderne të Mesmera, që ndërthurin forma klasike me prerje të ndryshme kristalesh, e deri te shkëlqimi i guximshëm i Millenia, çdo krijim sjell një mënyrë të re për të shprehur individualitetin.
Një vend të veçantë zë edhe mjellma ikonike Swarovski, simboli i përjetshëm i markës, e cila rikthehet në një interpretim spektakolar, duke mishëruar elegancën, kreativitetin dhe trashëgiminë e saj.
E fotografuar nga Mert Alas dhe Marcus Piggott, Ariana Grande sjell gjithë sharmin e një ylli të skenës, mes veshjeve teatrale, kristaleve verbuese dhe një atmosfere që të kujton magjinë e një musical-i.
Sepse festat janë momenti për të shkëlqyer pak më shumë, për të guxuar pak më tepër dhe për ta kthyer çdo paraqitje në diçka të paharrueshme.
Swarovski Holidays 2026: The season to shine.