< Pas
Koleksioni i Shën Valentinit nga SWAROVSKI thërret “Të dua”
03-08-2023



Swarovski zbukuron ditën e Shën Valentinit me një koleksion vezullues zemrash, punimesh delikate dhe shumë simbole dashurie!

Koleksioni i ri i bizhuve Swarovski i dedikohet i gjithi magjisë së dashurisë, i punuar me prekje romantike! Ndaj, kristalet magjike do të jenë dhurata ideale për këtë ditë speciale!

Koleksioni i Shën Valentinit ofron unaza, gjerdanë, byzylykë e shumë mrekulli të tjera, disa prej të cilave jua zbulojmë më poshtë:


Byzlyku Volta, një detaj elegant që do t’i shtonte hijeshi dhe feminitet pamjes tuaj.

Varësja Volta, e veshur me rodium rreth të cilit qëndrojnë me elegancë kristalet vezulluese.

Gjerdani, i cili arrin një gjatësi maksimale prej 29.5 inç, është frymëzuar nga një fjongo.

Unaza Volta, me kristale të shndritshme dhe një gur të madh kristali vezullues në qendër.


Koleksionin e ditës së Shën Valentinit mund ta shihni në faqet e Swarovski në Instagram dhe Facebook.

Swarovski ndodhet në Qendrën Metropol në Rrugën Sami Frashëri dhe në TEG.

Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë