Gjithçka bëhet më e bukur me një prekje magjike kristalesh Swarovski. Ndaj, bashkëpunimet e shumta me brand-e të ndryshme kanë rezultuar të suksesshme për SWAROVSKI-n.
Nga Puma, tek Jean Paul Gaultier, tek Kim Kardashian, Madonna apo edhe ‘Fifth Avenue’, kristalet kanë dhuruar vezullimin e tyre më të fortë duke na lënë në magjepsje të plotë! Ju ftojmë të shohim me radhë secilin bashkëpunim
• PUMA
Dy dizajne ‘limited edition’ të Swarovski dhe Puma, për të festuar 75-vjetorin e Puma-s. Këpuca Suede është riimagjinuar me kristale të gjelbër Swarovski, që rrëmbejnë vëmendjen në çdo hap!
75 vjet në stilin e rrugës festohen edhe nga një hoodie e kristalizuar, teksa logo e markës Puma është ndriçuar e gjitha nga kristale të gjelbër Swarovski.
• Jean Paul Gaultier
Duke sjellë në jetë vizionin e Jean Paul Gaultier me brand-in Swarovski, partneriteti me shfaqjen e madhe të Friedrichstadt-Palast Berlin, “Falling | In Love”, spërkat pluhurin “hyjnor” nëpër skenë me 280 kostume të kristalizuara, bizhuteri të zgjedhura Swarovski dhe një set të dominuar nga Kristali Swarovski më i madh në botë, Innogl.
Duke vezulluar nën dritat e skenës, çdo kërcimtar në shfaqjen e re të madhe të Friedrichstadt-Palast të Berlinit, do të prezantojë publikun me kostumet e ideuara nga Jean Paul Gaultier. Shfaqja përmban 100 milionë kristale Swarovski – një rekord i ri botëror për një shfaqje skenike.
“Swarovski e bën botën të shkëlqejë”, thotë stilisti i famshëm Jean Paul Gaultier, i cili ka shfrytëzuar fuqinë e kristaleve për të krijuar kostume që tërheqin vëmendjen e të gjithëve.
• The Big Apple, Fifth Avenue
Një mollë gjigante në “Fifth Avenue”, e punuar e gjitha me kristale Swarovski, e cila shkruan “I love NY”.
• Madonna
Në hapjen e ‘The Celebration Tour’, Madonna i ktheu të gjithë sytë nga vetja teksa u shfaq e kombinuar me gjerdanin e magjishëm Swarovski X Vetements, që u krijua posaçërisht për koncertin.
Një punë e mrekullueshme nga ekipi i projektimit mes Parisit, Stokholmit, Austrisë dhe Zvicrës e realizoi gjerdanin në kohë rekord.
Detaji i mbylljes ishte më fantastiku, kur Madonna kishte vetëm 40 sekonda për ta vendosur gjerdanin, ndaj ekipi i Wattens gjeti idenë më të shkëlqyer për mbylljen më të shpejtë. Më pas, gjerdani i përfunduar u nis drejt koncertit brenda një valixheje speciale.
• Swarovski X SKIMS
Qershia mbi tortë, bashkëpunimi i parë i këtj lloji që i ka magjepsur të gjithë! Një koleksion unik i kristalizuar, bashkimi i dy ikonave për një punë inovative.
Drejtoresha kreative e Swarovski-t, Giovanna Engelbert dhe Kim Kardashian bashkuan mendimet gjeniale, që të gjitha gratë të ndjehen sa më femërore e të shkëlqejnë kokë e këmbë!
Një gamë e kufizuar punimesh, disa prej perlave të të cilave po i shpalosim këtu: