Për të gjashtin vit radhazi, SWATCH është i lumtur të bëhet sërish pjesë e Ekspozitës së 59-të të Artit, La Biennale di Venezia.
Si një mbështetës i bashkëkohores në art, brand-i Swatch do të ‘krenohet’ sërish me disa vepra arti mbresëlënëse në këtë ngjarje të shumëpritur. Në Arsenale Sale d’Armi, Swatch do të mirëpresë veprat e disa artistëve që kanë bashkëpunuar me këtë brand, duke përfshirë Marcelot-in braziliano-zviceran, si dhe artistin tajlandez Navin Rawanchaikul.
Në zemër të ekspozitës është Venecia, e përshtatur si qendra e migrimit, siç ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet gjithmonë .
Kush mund të ofrojë më mirë këndvështrimin e tij për këtë, sesa artisti jo-italian, Navin? Duke ndërthurur legjenda si Marco Polo me trashëgiminë e lënë dhe një bibliotekë referencash, vepra e Navin-it, “The Description of the World” kalon barrierat kombëtare, kohore dhe kulturore për të ofruar në një perspektivë unike përvojën e migrantëve.
Më tej, një inspektim më i afërt zbulon një letër që Navin i shkroi Marco Polo-s, duke krahasuar udhëtimet e tyre midis Lindjes dhe Perëndimit, me një distancë prej rreth 700 vjetësh.
Rikujtojmë se Navin do të krijojë gjithashtu një “Swatch Art Special“, që do të dalë më vonë gjatë këtij viti në Biennale Arte.
Nga Shangai në Venecia:
Që nga viti 2011, më shumë se 450 artistë të disiplinave të ndryshme nga 54 vende të botës e kanë quajtur Swatch Art Peace Hotel ‘shtëpi’. Ata janë të ftuar të marrin pjesë në këtë eksperiencë unike për të shkëmbyer eksperiencat e tyre, në një prej ndërtesave historike të Shangait.
“Swatch Faces 2022” paraqet artistë të përzgjedhur tre viteve të fundit, punën e disa prej të cilëve po jua përshkruajmë më poshtë:
Braziliano-zvicerani Marcelot zotëron një shumëllojshmëri mediumesh për të sjellë në jetë qëllimin që qëndron pas veprës së tij artistike. Ai është frymëzuar nga kontrastet dhe sfidat, të cilat mund të shihen në veprat e tij NAPOLEON BONAPARTE dhe THE LION OF VENICE.
Vepra e krijuar posaçërisht për këtë ekspozitë, është bërë nga gazetat e Venecias dhe pëlhurat e rafinuara të zgjedhura nga koleksioni Rubelli.
Nga ana tjetër, artisti korean Hoyoon Shin krijon projekte tre-dimensionale duke përdorur materiale si letra ose hekuri.
Artisti kinez Xue Fei është një artist vizual që eksploron mitet e lashta kineze duke përdorur materiale të pazakonta për të krijuar tekstura unike në pikturë, ndërsa artisti kinez Tang Shu përdor taktika që e ndihmojnë të mos kufizohet vetëm me dy dimensione në veprën e tij.
Po ashtu, artisti kinez Landi krijon kolazhe shumëngjyrëshe që rindezin ndjenjën tonë fëminore të habisë dhe pafajësisë.
Për të gjithë të interesuarit, monobrandin SWATCH e gjeni në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri” dhe në TEG.
Gjithashtu të gjitha koleksionet e Swatch mund t’i ndiqni online në faqen e Facebook “Swatch Albania” dhe në Instagram, “By Best Watches”.