< Pas
Koleksioni i ri i “Swatch”, totalisht një botë tjetër!
Ju prezantojmë me inovacionin e fundit të Swatch: BIOCERAMIC.
Vetem disa muaj pas prezantimit të koleksionit të ri në shtator të 2020, Swatch prezanton të rejat e fundit, me një perzierje unike të qeramikës dhe plastikës.
Dy të tretat qeramikë dhe një e treta plastikë, BIOCERAMIC është elastik dhe rezistent me një prekje të lehtë mëndafshi – duke bashkuar më të mirën e të dy botëve.
Cila orë mund ta përfaqësonte më mirë koleksionin e ri, sesa BIG BOLD ?
Ora me diametër 47 mm, e thellë dhe e strukturuar në mënyrë arkitektonike, ofron mjaft hapësirë për të vlerësuar në maksimum karakteristikat e BIOCERAMIC.
Mund të zgjidhni mes pesë ngjyrave: nga e zeza klasike tek e bardha, ngjyra gri “ngjyra e vitit”, bojëqielli optimiste dhe rozë e lehtë pudër.
BIG BOLD BIOCERAMIC është një material i butë dhe i pastër, i punuar me mjeshtëri për t’u shijuar në maksimum.
RRUGËTIMI VAZHDON
Swatch nisi një revolucion në vitin 1983 me një orë të përbërë nga 51 përbërës në mekanizëm. Tridhjetë e shtatë vjet më vonë, marka prezantoi plastikë me burim bio, që debutoi në Koleksionin BIORELOADED në Shtator 2020.
Sot, BIOCERAMIC vjen si shtesë e re në SWATCH NEXT, koleksioni i fundit me ide inovative.
Ç’PRITET MË TEJ?
Swatch kërkon gjithmonë inovacion kur bëhet fjalë për dizajnin, materialet dhe teknologjinë. BIOCERAMIC shënon edhe një pikë referimi në rrugëtimin e inovacionit të markës. Deri në fund të vitit 2021, të gjithë linjat kryesore të produkteve Swatch do të eksplorojnë më tej përdorimin e BIOCERAMIC.
Koleksionin e ri e gjeni në monobrandin në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri dhe në TEG.