Villeroy&Boch feston 10 vjet të koleksionit të saj ‘Mariefleur‘.
Me Monet si muzë, a mund të dalë ndonjëherë nga moda një model i frymëzuar nga arti i tij?
Asnjëherë, sidomos për Villeroy&Boch, që feston 10 vjet të koleksionit “Mariefleur”. Ky koleksion merr frymëzim nga kopshti magjepsës i Giverny, siç përshkruhet në disa prej pikturave të famshme të Monet.
Modeli i luleve me ngjyra dhe gjallëri është më i shituri i brand-it për një dekadë dhe kjo është një arsye më shumë për të festuar!
Për të shënuar përvjetorin, ky koleksion lançoi një frutiere shumë elegante. Përveçse është një tipar plot klas në shtëpinë tuaj, gjithashtu mbetet një dhuratë simpatike për njerëz dhe raste të veçanta.
Modele romantike, të shpërndara me lule delikate me bojëra uji, në ngjyra dhe madhësi të ndryshme dekorojnë pjatat, gotat, tasat e frutieret e koleksionit me dizajne të shumëllojshme.
Nuk ka dy modele identike dhe për rrjedhojë, ‘Mariefleur’ ka shumë hapësirë për kombinime plot imagjinatë, që përmbledhin të gjithë hijeshinë e një kopshti veror të ndritshëm dhe aromatik.
Monobrandin “Villeroy&Boch” mund ta vizitoni fizikisht ose të zbuloni online koleksionet më fantastike, të cilat do të sjellin magjinë në shtëpinë tuaj!
Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.