< Pas
Villeroy&Boch, shfaqje dinjitoze në panairin më të famshëm të botës në Frankfurt
29-03-2023


Që prej vitit 1748, brand-i Villeroy&Boch ka zbukuruar me një prekje dekorative jetën e përditshme të çdo klienti të produkteve të qeramikës, me cilësi të lartë dhe me stil.

Ndaj, e ka merituar çdo herë pjesëmarrjen e tij në panairin kryesor në botë të mallrave të konsumit, “Ambiente“, që mbahet në Gjermani.

Panairi i famshëm i “Messe Frankfurt Exhibition Center“, është vendi më i rëndësishëm ku e gjithë bota bën biznes, ndërsa kjo traditë ndiqet ndër vite. “Ambiente” pasqyron ndryshimet në treg për vende nga i gjithë rruzulli. Pra, është “toka” ku çelin sythet e krijimeve të reja!

Panairi që ngjall çdo herë kureshtje të madhe, tregon një përzierje unike të ideve dhe produkteve, si dhe ofron një platformë kryesore për tendencat globale të mallrave të konsumit. Konceptet jashtë të zakonshmes ofrojnë frymëzim për të lulëzuar biznese të suksesshme, ndaj çdo tendencë e re ndiqet me interes të madh.

Këtë vit, “Ambiente” do të organizohet nga data 3 deri më 7 Shkurt në Frankfurt dhe “Villeroy&Boch” s’mund të mungonte as këtë herë në pasqyrën gjithëpërfshirëse të gamës globale të mallrave të konsumit.

Koleksionet e reja të brand-it do të prezantohen në panair si çdo vit, kësaj here në datat 3 deri më 7 shkurt për të gjithë të interesuarit, që japin e marrin ide të reja e frymëzim me njëri-tjetrin.

Punimet elegante të Villeroy&Boch që përfaqësojnë inovacionin, traditën dhe stilin e jashtëzakonshëm do të shfaqen denjësisht në “Ambiente”, ndërsa koleksionet e reja do të flasin “me përulësi” përsosmërinë e përkushtimin e këtij brand-i ndër vite.

Ndaj Villeroy&Boch numëron kaq suksese!

Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë