< Pas
Koleksioni yll i Villeroy&Boch, “New Moon Beige” fiton çmimin iF Design
20-04-2024


Koleksioni i enëve ngjyrë bezhë të Villeroy & Boch ka marrë vlerësimin e merituar, iF Design 2024.

Koleksioni mori pjesë në një prej konkurseve më prestigjioze të dizajnit në botë – me 10,800 aplikime nga 72 vende që synojnë reputacionin ndërkombëtar të çmimit – 132 ekspertë të njohur të dizajnit nga më shumë se 20 vende u ulën në panelin e gjykimit.

“Ne jemi shumë krenarë që koleksioni ynë NewMoon ka spikatur në fushën e produkteve me cilësi të lartë me zgjerimin NewMoon beige. Ky çmim konfirmon edhe një herë cilësinë e shkëlqyer të qeramikës dhe të dizajnit të markës premium”, komentoi Claudia Knaupp, drejtoreshë marketingu në Villeroy&Boch.

NewMoon dhe NewMoon Beige, të dyja të bëra nga Porcelani Premium me cilësi të lartë, koordinohen në mënyrë të përsosur me njëra-tjetrën dhe krijojnë efekte magjepsëse në tryezën e shtruar: një ndërthurje e mrekullueshme e ngjyrës së bardhë me shkëlqim dhe bezhës mat.

Të gjitha produktet elegante të Villeroy&Boch ju mund t’i gjeni në zemër të Tiranës, në Qendrën Tregtare Metropol, në rrugën “Sami Frashëri”.

www.bybest.shop/brand/villeroy-boch

Gjithashtu, mund të zbuloni online në FacebookInstagram apo ByBest Shop koleksionet më fantastike e cilësore.

Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë