Bluzë pambuku me ngjyra për vajzat
Bluzë
Bluzë e pastër pambuku me ngjyrë kravatë me mëngë të shkurtra dhe dekolte të rrumbullakët.
- Masa: 9-10 Vjeç, 10-11 Vjeç, 11-12 Vjeç, 12-13 Vjeç, 13-14 Vjeç, 14-15 Vjeç
HISTORI
Blukids është një brand italian dedikuar veshjeve dhe aksesorëve për fëmijët e moshës 0-15 vjeç, pjesë e grupit Upim.
Veshjet 100 % Bio Cotton janë kryefjala e Blukids.
Veshje të përbëra nga pambuk i rritur në toka te pakontaminuara me pesticide dhe kimikate sigurojnë butësinë dhe ajrosjen e duhur të lëkurës së fëmijëve tuaj.
Cilësia e Blukids është sinonim i prakticitetit dhe funksionalitetit,duke ndërtuar dhe një raport të shkëlqyer të cilësisë me çmimin.
Blukids ndjek risitë dhe inovacionet duke futur përdorimin e Fibrës së Bambu-së në kategorinë e të porsalindurve. Fibra e Bambu-së është fibër atibakteriale,hipoalergjike, e cila siguron mbrojtjen e fëmijës nga rrezet UV në masën 98% dhe ofron kontroll natyral të aromave.
Paili është gjithashtu pjesë e fibrave përbërëse të koleksioneve të Blukids.
Paili është një fibër e lehtë dhe termike që i siguron rehati fëmijës suaj.
Blukids ndjek tendencat e fundit të modës dhe renditet si nje brand modern dhe bashkëkohor , ku përveç veshjeve gjeni dhe aksesorë, veshmbathje dhe këpucë.
Dizajni italian, ngjyrat dhe stilet karakterisojnë veshjet e Blukids për përditshmëri dhe për rastet e festave apo ditëlindjeve të vogëlushëve tuaj.
Blukids ka ekskluzivitetin e patentave të rëndësishme si Disney, Warmer Bross dhe Marvel.
Veshjet e Blukids janë të çertifikuara nga OEKO TEX, një sistem testimi dhe çertifikimi cilësie në të gjithë botën. Certifikimi OEKO TEX është një avantazh konkurues për Blukids.
Blukids është pjesë e fushatës Better Cotton Initiative, si brand me përgjegjësi të lartë sociale.
KARTË KLIENTI “BY BEST GROUP”
Çfarë është karta “By Best Group”
Është një program i cili ju mundëson të fitoni pikë me blerjet tuaja në 4 dyqanet tona dhe t’i shpenzoni ato në secilën prej tyre nëpërmjet një karte të vetme. Karta “By Best Group” përdoret vetëm në rrjetin e dyqaneve të kompanisë “By Best Duty Free”. Nëpërmjet kartës “By Best Group” ju përfitoni ulje, dhurata, promocione e aktivitete të dedikuara vetëm për ju në dyqanet: SWAROVSKI, SWATCH, BLUKIDS, VILLEROY & BOCH.
Si funksionon karta “By Best Group”
Karta “By Best Group” nuk është e transferueshme tek persona të tjerë të padeklaruar në formularin e antarësimit.
Si ta përdorni kartën “By Best Group”
Tregoni kartën “By Best Group” çdo herë që bëni blerje në dyqanet partnere. Mblidhni pikë në secilën prej këtyre blerjeve duke filluar nga 100 lekë. Për çdo 100 lekë të shpenzuara ju do të fitoni 1 pikë. Pikët e grumbulluara do të shfaqen në faturën e blerjes. Bëhuni pjesë e klubeve të përfitimeve duke filluar nga 150 pikë. Për çdo 150, 250, 500, e deri 1.000 pikë, ju keni të drejtë të kërkoni një kupon në kasë, me të cilin do të përfitoni, uljen apo dhuratat.
Në rast se ju harroni të përdorni kartën në blerjet tuaja, pikët nuk mund t’ju kalojnë manualisht nga kasieri në kartë. Karta është e detyrueshme të përdoret si në blerje ashtu edhe në shkarkimin e pikëve. Pa kartën prezente nuk mund të kryhet asnje veprim në kasë.
Në rastet kur sistemi mund të jetë offline nuk humbisni asnjë pike. Ato do të kalohen në kartë në momentin që do të realizohet lidhja. E njëjta gjë ndodh edhe kur ju do të doni të shkarkoni pikët tuaja ndërkohë që sistemi është offline. Ju do të mund të përfitoni kuponin në një moment të dytë dhe ta përdorni atë në blerjet tuaja.
Karta “By Best Group” nuk ështe dhe nuk vlen si një kartë krediti. Me të nuk mund të kryhen veprime monetare, por vetëm të grumbullohen pikë e të përfitohen privilegjet e përcaktuara për pjestarët e skemës.